Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Kosovës. Në vend të tij, si ushtrues detyre është emëruar Samedin Mehmeti, i cili deri tash mbante pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për operativë, raporton Express.
Por, kush është Samedin Mehmeti?
Samedin Mehmeti ka lindur në Prishtinë në vitin 1972. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje duke vazhduar me tej me 3 vite të shkollës së mesme te cilat i ka vijuar në shkollën e atëhershme të policisë në Vushtrri, ndërsa vitin e 4-të në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa specializimin e pas-diplomimit dhe magjistraturën në Fakultetin e Shkencave të Kriminalistikës, në Universitetin e Sarajevës duke vazhduar me tej me Studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës. Temat e magjistraturës dhe doktoratës i ka mbrojtur në specifika të ndryshme, të ndërlidhura me fushën e terrorizmit.
Siç thuhet në biografinë e tij të publikuar në faqen zyrtare të Policisë, Mehmeti ka një karrierë të gjatë dhe të begatshme në sektorin e sigurisë, përkatësisht në veprimtarinë policore, duke shërbyer në pozita të ndryshme, fillimisht si polic patrullues në stacionin policor” Veriu”, më pastaj si hetues i vrasjeve në regjionin e Prishtinës. Si mbikëqyrës, në nivelin taktik përkatësisht në gradën e Rreshterit policor ka shërbyer në pozitën e shefit të ndërrimit në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë. Në nivelin e menaxhimit operacional, me gradën Toger ka shërbyer në pozitën Zv. Komandant në stacionin policor ”Jugu” dhe me gradën Kapiten ka shërbyer Komandant i stacionit policor “Veriu” në Prishtinë. Pas avancimit, në nivelin strategjik në gradën Major, ka shërbyer fillimisht në pozitën Zëvendës Drejtor për Operativë dhe pastaj udhëheqës i njësisë për Tranzicionin e kompetencave policore nga UNMIK-u, në Policinë e Kosovës. Në gradën e Nënkolonelit ka shërbyer në pozitën e Drejtorit të Administratës në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare.
Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë, Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan.
Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Në aspektin e zhvillimit profesional, ka ndjekur shumë programe të ndryshme, të cilat lidhen me fushën e sigurisë në përgjithësi dhe terrorizmin në veçanti. Vlen të ceken: Kursi për menaxhimin e incidenteve kritike; Trajnim për sigurinë e aktiviteteve dhe samiteve ndërkombëtare, në Akademinë Nacionale të Policisë së Turqisë, në Ankara; Programin Ekzekutiv për Studime të Avancuara të Sigurisë si dhe Programi i specializuar për luftën kundër terrorizmit, në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Marshall në Garmishpartenkirchen-Gjermani; Programin lidhur me të drejtën ndërkombëtare në konflikt në Europa-Universitat Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani; Programin për planifikim operacional dhe strategjik të forcave të armatosura, të organizuar nga Cranfeld University-Defence Academy of United Kingdom – Londër; Programin për këshilltar dhe analist nga Kings Collage – University of London, si dhe shumë programe dhe trajnime nga kjo fushë.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...