Kush është më i vjetër Thaçi, Veseli apo Haradinaj?

14:35 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

Liderët e rinj kanë nisur të dominojnë në Evropë, Emmanuel Macron është vetëm 40 vjeç i cili tani është në krye të Francës, e kjo e dëshmon se për të udhëhequr një pozitë siç është ajo e presidentit, kryeministrit apo kreut të kuvendit nuk ka rëndësi mosha.

Por cila është mosha e liderëve kosovarë? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u lind më 24 prill të vitit 1968, pra edhe pak ditë i pari i vendit mbush gjysmë shekulli jetë. Përderisa, i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj më 3 korrik të këtij viti “shkelë” të 50-at.

E kryeparlamentari Kadri Veseli sipas të dhënave në internet del të jetë më i vjetri, ai më 31 maj të këtij viti mbush plot 51 vjet.

Hashim Thaçi i lindur më 24 prill të vitit 1968 në Burojë të Skenderajt, është President i Republikës së Kosovës, i zgjedhur më 26 shkurt 2016 në Kuvendin e Kosovës.

Ramush Haradinaj i lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Gllogjan, është Kryeministri i Kosovës nga 9 shtatori i vitit 2017.

Kadri Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967 në Braboniq të Mitrovicës, Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës për herë të dytë radhazi më 7 shtator të vitit 2017.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme