Kreshnik Gashi është shkarkuar sot nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Gashi ishte emëruar nga ish’kryeministri Ramush Haradinaj në këtë detyre me 25.11.2019, raporton Arbresh.info.
Por kush është Kreshin Gashi:
Kreshnik Gashi ka mbajtur pozita të larta institucionale në sektorin publik.
Nga fillimi i vitit 2016, ka qenë kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë së cilës kohë Kosova ka marrë kodin e telefonisë 383 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve. Ai ka udhëhequr ekipin profesional teknik në dialogun e Brukselit.
Para se të zgjidhej në krye të bordit të ARKEP ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Më herët ka qenë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe më parë e ka udhëhequr komisionin e përhershëm qeveritar për sigurinë e hetimeve të aviacionit pranë Zyrës së Kryeministrit.
Ka përvojë në konsulenca për komisione ndërqeveritare në analiza dhe projekte të pjesëmarrjes së sektorit privat në atë publik. Ka punuar si ekspert i qeverisjes lokale në projekte të BE-së, si dhe është i trajnuar për qeverisje lokale. Ka menaxhuar disa projekte private në fushën e teknologjisë informative.
Gashi ka marrë pjesë në shumë forume, konferenca dhe takime të nivelit ndërkombëtar, si takimi i parë i të rinjve udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë, organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Instituti Amerikan për Paqe, pjesëmarrës në forumin e të rinjve të Evropës dhe Azisë, etj.
Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Universitetin Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar.
Përndryshe, ish’ kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me presidentin, Hashim Thaçi, kishte emëruar, Kreshnik Gashin, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ky emërim erdhi pasi që ditë më parë, ish’kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të AKI-së.
Haradinaj kishte pohuar se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore./Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/hoti-shkarkon-shefin-e-aki-se/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...