Hetuesi policor i krimeve ekonomike, Lavdim Osmani, është arrestuar në natën e së mërkurës, në kryeqytetin kosovar.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Aksioni i arrestimit është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën.
Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve, sipas Insajderit.
Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.
Gjithashtu, thuhet se Osmani është djalë i tezës së drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...