Raste të shumta u shfaqën në media lidhur me sëmundjen e quajtur “Retinopatia premature” cila shfaqet tek fëmijët e lindur para kohe. Një rast i tillë erdhi edhe në adresë të portalit Arbresh.info por që prindi deshi të jetë anonim për shkak të fëmijës së tij.
Ai i tha portalit se edhe fëmija i tij kishte lindur para kohe dhe kishte kaluar nëpër procedurat e njëjta sikurse fëmijët tjer të cekur në media të ndryshme e të cilët kishin kuptuar me vonesë se janë në fazën e fundit të verbimit.
Edhe ky prind si disa të tjerë akuzon Klinikën e Neonatologjisë në veçanti mjekët sepse nuk u informua si duhet dhe me kohë.
Akuzon këtë klinikë pasi që sipas tij kjo sëmundje do të duhej të ishte e njohur për mjekët e kësaj klinike.
Është thënë edhe në shkrimet e mëhershme mediale se këtë sëmundje duhet trajtuar sipas protokolleve, të cilat duhet t’i bëjë Klinika e Syve pasi që sëmundja prek deri në 15 për qind të fëmijëve që mbahen në inkubator, si rezultat i lindjes së parakohshme. Nëse hetohet me kohë, me një intervenim të thjeshtë laserik fëmijët në të shumtën e rasteve shpëtojnë nga verbërimi.
Në anën tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një prononcim për portalin Arbresh.info tregon se Inspektorati shëndetësor ka pranuar një ankesë dhe se është formuar një komision për të shqyrtuar të gjitha faktet që kanë të bëjnë me këtë sëmundje.
“Inspektorati Shëndetësor ka pranuar një ankesë lidhur me Retinopatinë premature, ndërsa Ministria ka formuar një komision profesional me përfaqësues edhe të QKUK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë për të shqyrtuar të gjitha faktet lidhur me rastin e Retinopatisë premature në Klinikën e Neonatologjisë, pas shkrimeve në media lidhur me rastet e fëmijëve që kanë pasur probleme lidhur me diagnostikimin e kësaj sëmundjeje”, ka thënë ai.
Kurse në raportin e Inspektoratit Shëndetësor në lidhje me Retinopatinë Premature të publikuar në disa media, konfirmohen shkelje të rënda procedurale që kanë çuar në verbërimin e fëmijëve kosovarë.
“Në asnjë dokument shëndetësor të shqyrtuar nuk kemi vërejtur që nëna e të porsalindurit Prematur është informuar për pasojat dhe komplikimet e mundshme të fëmijës Prematur”, thuhet në këtë raport që kryeinspektorja e Shëndetësisë, Ardita Baraku, ua ka dërguar drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocajt, Komisionit Etik të QKUK-së, si dhe të njëjtin ia ka bashkëngjitur edhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe sekretarit, Gani Shabani.
Sipas deputetës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj njëherit anëtare e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se do të ishte mirë të bëhet një ekspertizë mjekësore në këtë klinikë që të hiqet dilema a po konsultohen me oftamologun këta fëmijë.
“Në Neonatologji po bëhet një punë e madhe dhe një punë ekipore që në fakt shërbimet që ofrohen në klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë janë të vetmet si subspecializim i nivelit më të lartë domethënë nivelit terciar. Ka ndoshta ndonjë rast individual që ndodhin por ato janë patologji që ose lindin fëmijët me to ose ndoshta fitohet ndërkohë. Por më së miri është të bëhet një ekspertizë mjekësore, ku mjekët e caktuar mund t’i heqin të gjitha ato dilema nëse këta fëmijë a po konsultohen me oftamologun”, është ka theksuar Kadrijaj për Arbresh.info.
Poashtu sipas saj klinikat duhet të kenë bashkëpunim mes vete dhe në raste të tilla të ftojnë mjek të specializuar për sëmundje të ndryshme që të konsultohen mes vete.
“Mendoj se në bazë të gjithë asaj që është praktikë në shëndetësi shembull pranohet në një klinikë një pacient e në këtë rast edhe fëmija dhe në bazë ankesave dhe analizave laboratorike p.sh kur shohin që ka një defekt të caktuar këta edhe nëse nuk e kanë stafin e specializuar për një lami të caktuar këta ftojnë ekspertë të lamisë së caktuar dhe klinikat kanë bashkëpunim shumë të mirë. Poashtu në këto raste shembull duhet të ftohen oftamologë ose të tjerë pra sipas sëmundjes që ka fëmija marrin konsulta dhe pastaj në bazë të atyre konsultave veprojnë. Kjo është një rregull që është në shëndetësi dhe në klinikat tona ku me këtë rregull mjekët e klinikave të caktuara janë të obliguar që brenda ditës t’i përgjigjen Klinikës tjetër për konsulta”, është shprehur ajo.
Portali arbresh.info ka kontaktuar edhe në zyrën për marëdhënie me publikun në Policinë e Kosovës për të pyetur se a ka marrë ndonjë ankesë, lidhur me këto raste, kurse përgjigja e tyre ishte se Policia e Kosovës në të gjitha rastet ku posedon informacion, apo raportohet ndonjë rast i tillë ndërmerr veprimet e saja policore për hetimin e rastit nga njësitet relevante policore.
“Të gjitha veprimet ndërmerren konform autorizimeve ligjore, në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Poashtu portali Arbresh.info ka kontaktuar me drejtoreshën e klinikës së Nenonatologjisë, Mynavere Hoxha për të marrë një mendim lidhur me rastet e deritashme të prindërve për fëmijët e tyre të verbuar si dhe lidhur me raportin e inspektoratit shëndetësor mirëpo ka qenë i pamundur kontakti me të./Arbresh.info
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup