Dritan Demiraj është propozuar nga Partia Demokratike si ministri teknik që do të drejtojë ministrinë kyçe të vendit për sa i për zgjedhjeve.
Ai ka lindur më 24.05.1969 Tiranë.
Dritan Demiraj ka një karrierë të gjatë në fushën e ushtrisë, ndërsa më i lart që mban është ai i doktoraturës me temë “Forcat Speciale një perspektivë e re e luftës moderne, rast studimor Afganistani” 2015, shkruan ora news.
Ai ka zhvilluar edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka një diplomë master mbi Marrëdhëniet dhe Diplomacinë Ndërkombëtare 2007-2010 në Universitetit “Illyria”. Përveç kësaj, në CV në profilin e vet në Facebook thotë se ka studiuar edhe Akademinë e Rendit Publikë, Fakultetin Juridik, Akademinë Diplomatike Shqiptare, Akademinë Ushtarake “Skënderbej” si dhe Shkollën e mesme ushtarake.
Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale. Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...