Google ADS

Kush është Burim Ahmetaj? Kandidati fitues i garës për Kryeshef Ekzekutiv të KQZ-së!

23:28 | 3 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Burim Ahmeti me shumicë votash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka arritur të zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ndërsa nesër pritet që të votohet edhe në Këshill dhe të zyrtarizohet zgjedhja e Ahmetajt.

Burim Ahmetaj, është Udhëheqësi i deritashëm i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve në KQZ.

I njëjti ka udhëhequr këtë pozitë që prej vitit 2008, ku gjatë shumë proceseve zgjedhore, sidomos prej vitit 2014 e gjerë me tani ka rezultuar me një performancë të mirë dhe shumë transparente brenda KQZ-së ndaj akterëve tjerë pjesëmarrës në zgjedhje.

Puna e tij është vlerësuar shumë vite radhazi nga KQZ dhe subjektet tjera e sidomos OJQ-të pjesëmarrëse në monitorimin e zgjedhjeve dhe medieve në vecanti.

Burim Ahmetaj, është ekspert i zgjedhjeve, i cili ka marrë pjesë edhe në vendet e ndryshme të botës si ekspert zgjedhor. Njohës i gjuhëve të huaja si Angleze, Serbe e Gjermane.

Prej 21 kandidatëve që kishin aplikuar për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, 9 prej tyre kanë plotesuar kriteret e konkursit dhe kanë hyrë në listë të ngushtë sipas vlerësimit të anëtarëve të KQZ-së.

Ndërsa sot, për Indeksonline në kushte anonimiteti një anëtar i KQZ-së, deklaron se gara për të parin e Sekretariatit të KQZ-së ka qenë shumë e fortë ku 4-5 prej tyre kanë qenë në nivel të lartë, mirepo sipas vleresimit të gjithëmbarshëm nga KQZ, kandidati Burim Ahmetaj, Udhehëqesi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve në KQZ, ka dal fitues i cili ka marrë më së shumti pikë që i kemi dhënë secili anëtar vec e vec.

Kujtojmë se Sekretariati i KQZ-së që nga 15 janari i ketij viti është menaxhuar nga një ushtrues detyre.

Pra, tani Sekretariati i KQZ-se është kompletuar me këtë pozitë udhëheqëse në Sekretariatin e KQZ-së.

Të ngjashme