Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi është përfshirë nga Shefqet Kabashi në akuza të rënda. Kabashi si ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se Agushi kishte urdhëruar atë që ta vriste gazetarin Rrok Berisha, shkruan Insajderi.
Por kush është Alush Agushi?
Ai është i lindur më 20 qershor 1959, në fshatin Drenovac, komuna e Klinës. Në vitin 1997 Alush Agushi ishte bërë pjesë e UÇK-së në Drenoc të Klinës në njësitin “192 Mala”. Ai kishte qenë komandant aty.
Emri i Agushit nuk është përmendur vetëm sonte. Në libra të ndryshme si dhe në deklarata të tjera vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përmendur disa herë Agushin.
Ai përmendej nga kryeministri i sotëm i Kosovës, Ramush Haradinaj se kishte pasur kontakte të shpeshta gjatë luftës, madje cilësohej si luftëtar i afërt me Haradinajn.
Haradinaj kishte përmendur një skenë kur disa ushtarë ishin larguar nga kampi. Alush Agushi që kishte qenë nën shoqërinë e Lahi Brahimajt i kishin dhënë lajmin se ushtarët e kanë “tradhtuar”.
Emri i Alushit kishte qenë i përmendur edhe në Interpol. Aty ai së bashku me emra të shumë politikanëve të Kosovës si ish-ushtarë të UÇK-së ishin kërkuar nga Interpoli. Interpoli po e kërkonte Alushin si njëri nderë krerët e organizatës siç e cilësonin ata UÇK-në, “kriminale”.
Për veprimtarinë e Alush Agushin, kishin shkruar edhe mediat në Serbi. Mediat serbe e kishin cilësuar si organizator i vrasjeve të Oliver Zajiqit nga rajoni i Klinës. Dragan Stepiçit, Draisa Kizic si dhe një numri të madh të zyrtarëve dhe policëve serb.
Mediat serbe Agushin e cilësonin si njëri prej ekzekutuesve kryesor të gjenocidit dhe terrorit ndaj serbëve dhe shqiptarëve të burgosur në fshatin Jabllanicë.
Agushi sipas këtyre mediave ishte komandant i të gjitha kampeve të tjerë të burgosur në rajonin e Klinës. Vëllezërit Radomir dhe Drago Vootiq, nga fshati Jelovac, komuna e Klinës, si dhe Ivan Bulatoviq, anëtar i Ministrisë të Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas raportimeve nga Serbia u vranë në fshatin Likovac nga urdhri i Agushit.
Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së, ka thënë se Alush Agushi e kishte urdhëruar atë që ta vriste Rrok Berishën.
Ai ka thënë se arsyetim të saktë nuk ishte dhënë asnjëherë përse do të duhej të vriste. Thotë se i është thënë vetëm se është kundër luftës së UÇK-së.
“Drejtpërdrejt Alush Agushi më dha urdhër ta vrasë Rrokin, më tha që është kështu, kështu kundër luftës e kundër këtyre”, ka deklaruar Kabashi.
I pyetur nëse Agushi ishte nën komandat e Ramush Haradinajt, Kabashi ka thënë se për këtë çështje duhet të pyetet vetë Agushi e jo ai./Insjaderi.com
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...