Sot gjatë ditës në faqen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama u publikua një video ku Kosova ishte “zhdukur”.
Ka gjasa që gafën e madhe që përfshiu të gjitha mediat, ta ketë bërë një rumun ose 23 persona të tjerë që menaxhojnë llogarinë zyrtare të kryeministrit shqiptar.
Të paktën është një teori që është hedhur nga eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, shkruan arbresh.info.
Ai në një shkrim të ilustruar me një foto tregon se gjasat që kryeministri shqiptar ta ketë postuar videon janë shumë të vogla, pasi që mund të ishte kushdo nga personat të cilët menaxhojnë llogarinë në Facebook janë gjithsej 23 nga Shqipëria e një në Rumani.
“Thashe te ju kallxoje qe at harten te Edi Rama nje romun e ka postu keshtu qe mos krijoni panik :P! Pak hajgare ama kushdo qe mendon se Edi Rama poston ne faqe, ose nuk ka lidhje me politike ose po don me shit mend ne Facebook kishe po postoj dicka!”, thuhet në postimin e Kerollit.
Për mundësinë e gabimit nga ana e stafit teknik ka folur edhe drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha.
“Rama duhet mu kritiku per plot gjera. Ne fakt, per cdo gje. Eshte Kryeminister.
Por kjo puna e hartes po ekzagjerohet. Ne mes: (1) Rama eshte tradhetar i fshehur dhe nuk pranon shtetin e Kosoves, dhe (2) naj staf teknik ka qene aq i fokusuar ne subjektin e videos, furnizimi me uje ne zonat rurale ne Shqiperi, sa qe nuk ka shikuar me vemendje harten qe po perdoret ne video – besoj ne kete te dyten. Sidoqofte, Rama duhet te kerkoj falje per kete leshim dhe na duhet me vazhdu me i kerku llogaridhenie se pse ka pushu demokracia ne Shqiperi, ndersa i gjithe vendi po zbrazet”, shkruan Shasha./
Lidhur me këtë skandal gjatë ditës ka pasur reagime të shumta. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova.
“I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”, pyet Gashi.
Po ashtu, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që tha se ky është një akt i lartë tradhtie. Pas reagimeve, faqja e kryeministrit shqiptar është përditësuar, duke e treguar me një hartë të re, ku paraqitej edhe Kosova./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...