Një takim që po vlerësohet historik, do të ndodh me 2 shtator në Uashington.
Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, në shtëpinë e bardhë sy me sy do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.
Arbresh.info, nga burimet e saj merr vesh se për në Shtëpinë e Bardhë, do të udhëtojë, kryeministri, Avdullah Hoti, dhe Koordinatori shtetërore për proces të dialogut Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, si palë kosovare.
Në Shtëpinë e Bardhë do të priten nga Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Presidenti, Hashim Thaçi, nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, kështu kanë bërë të ditur burimet brenda Presidencës.
Mos-pjesëmarrja e Thaçit lidhet me akuzat nga Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, ku publikoi propozim akuzën ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Arbresh.info, nuk ka arritur ta konfirmojë nëse në këtë takim Presidenti do të përfaqësohet nga ndonjë zyrtarë nga zyra e tij./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...