Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Gazmend Abrashi deklaroi se janë dakorduar që bartës i listës dhe kandidat për president do të jetë Ramush Haradinaj, kreu i kësaj partie.
Ai tha se partitë politike po merren me sondazhe të rrejshme.
Sipas tij, populli duhet të dijë t’i identifikojë bartësit real të cilët kanë treguar përkushtim maksimal ndaj problemeve që i kanë qytetarët.
Ai tha se do të hyjnë të vetëm në zgjedhje, mirëpo nuk vendosin vija të kuqe ndaj asnjë partie politike.
Sipas tij, AAK-ja pritet të ketë rritje të ndjeshme në zgjedhje, duke pretenduar se do të jenë edhe pjesë e Qeverisë së ardhshme.
“Ne jemi dakorduar që bartës i listës do të jetë Ramush Haradinaj po do të jetë kandidat për president. Po kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka dalë me qëndrim definitiv se kush do të jetë bartës për kryeministër. Shpresojmë që në ditët në vijim do të informojmë opinionin për detaje. Jam dëshmitarë kur partitë politike po merren me spekulime të ndryshme me sondazhe të rrejshme. Mendoj që populli i Kosovës duhet të dinë t’i identifikojnë bartësit real të cilët kanë treguar përkushtimin e tyre maksimal ndaj problemeve që i kanë qytetarët e Kosovës. AAK-ja pretendon të ketë rritje të ndjeshme. Kemi pretendime që do ta rrisim votën edhe më shumë. Dhe të jemi në Qeverinë e ardhshme të Kosovës”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në dy takimet që ka pasur me Kryesinë ka vendosur që të jetë e vetme dhe të masë forcat reale të saj. Në ditët në vijim besoj që numrat që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare do të krijojnë mundësi për koalicione. Nuk shoh formë tjetër se si do të formohet qeveria e Kosovës. Për dallim prej zgjedhjeve të tjera mendoj që qeveria e ardhshme do të ketë luftë për 80 deputetë duke marrë parasysh se jemi dëshmitar që mund të kemi krizë të madhe ekonomike dhe politike duke marrë parasysh se do të kemi zgjedhje parlamentare dhe për president. AAK-ja e ka dhënë kandidatin e vet. Mendoj se do të jetë kandidat konsenual i Qeverisë së ardhshme”.
Sipas Abrashit, zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë Qeveri me 80 deputet, duke e quajtur të nevojshëm që vendi të ecë përpara.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është parti që vendos vija të kuqe secilit spektër politik. Mendoj që vetë rezultati i zgjedhjeve do të na japë mundësi për kombinime të mundshme. Nuk e përjashtojmë asnjë parti politike. Sistemi jonë parazgjedhor parasheh që koalicioni është ai i cili duhet ti prijë formimit të qeverisë duke marrë parasysh situatën katastrofale ekonomike dhe një rënie gati 8.8% ose 350 milionë më pak të hyra mendoj që ky vend ka nevojë për një qeveri stabile”.
“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një numër më i madh i koalicionit dhe 80 deputet janë të nevojshëm që ky shtet të ecë përpara. Sovrani është ai cili do të vendosë se cila parti politike do të jetë në qeveri. Bazuar në sondazhet e brendshme që i ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tregojnë që kemi shumë arsye të jemi në qeverinë e ardhshme dhe besoj që AAK-ja do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...