Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe politike më 5 nëntor të këtij viti.
E këtë dorëheqje të tij e ka bërë të ditur ditën kur iu konfirmua aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara, shkruan arbresh.info.
Në dorëheqjen e tij, Veseli kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat.
Mësohet se po atë ditë, Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
E, sipas radhës, Fadil Nura pritet të zëvendësoj Veselin në Grupin Parlamentar të PDK./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%