Kusari: Vetëvendosje po tenton kapjen absolute të RTK-së, po kërkon përjashtimin e 200-300 punëtorëve nga puna

10:11 | 27 Mars 2024
L G

Juristja e medias, Flutura Kusari,  ka treguar skenaret që po diskutohen në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Sipas saj, aty ku pritet të diskutohet raporti vjetor i punës së Drejtorit të Përgjithshëm, raporton Arbresh.info.

Kusari përmes një postimi në Facebook, shkruan se plani i Vetëvendosjes është që ky raport të mos votohet, dhe të iniciohet shkarkimi i Shkumbin Ahmetxhekajt.

Sipas Kusarit, VV-ja po deklaron se reforma në RTK nuk ka shkuar mirë, duke kërkuar përjashtimin nga puna të 200-300 personave, për t’i punësuar njerëzit e afërt.

Tuitje, ajo shkruan se edhe drejtor mund të bëhet dikush që publikisht është adhurues i Kurtit pa ndërhyrje.

“Arsyetimi i VV-së dhe disave në bord është që ka dështu reforma në RTK. Reforma që po e kërkon VV-ja është me i largu edhe 200-300 punëtorë nën arsyetimin se nuk po punojnë por arsyeja e vërtetë është se i shohin si të partive tjera dhe duan ta mbushin RTK-në me njerëz të VV-së. Nuk bën me largu njerëz nga RTK. Nuk citen në rrugë njerëzit që ia kanë kushtu RTK-së 2-3 dekada të jetës së tyre”, shkruan Kusari./Arbresh.info/

Postimi:

 

 

 

 

 

Të ngjashme