Kusari: Sot përfundoi procesi i domosdoshëm për vendosjen e barazisë për punëtorët në sektorin publik

16:08 | 1 Shkurt 2023
E.H

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se me miratimin e koeficientit për pagën në sektorin publik, përfundon një proces i gjatë dhe i domosdoshëm për vendosjen e barazisë, profesionalizmit dhe drejtësisë për të gjithë punëtorët në sektorin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se koeficienti do të sigurojë kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave.

“Ky proces, përveç se e rregullon kategorizimin në bazë të pozitave në tërë sistemin njëtrajtësisht, gjithashtu siguron kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave, pasi vlera e koeficientit lidhet me miratimin e buxhetit çdo vit kalendarik”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo shtoi se tani do të angazhohen të punojnë për ngritjen e standardit dhe mbikëqyrjen e kushteve në sektorin privat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme