Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është caktuar që këtë javë të ketë seancë të jashtëzakonshme për një tender burimor.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila në një konferenc për media pas mbledhjes theksoi se kjo seancë është thirrur nga opozita, shkruan Arbresh.info
“Nga mbledhja e rregullt u caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme që është bërë me kërkesë të opozitës lidhur me kontrata një burimore të Qeverisë Kurti, sipas deklarimit të tyre. Materiali nuk ishte i shpërndarë për shkak se kërkesa ka ardh pak minuta para se të fillonte mbledhja e kryesisë, por fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë tjetër të rregullt ose me votime, ku mund të kishim votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për të cilën u dakorduam që ta kemi në ditët apo javët e tjera pasuese”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Mes tjerash, ajo pretendon se gjatë kësaj jave të ketë edhe seanc tjetër për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Mbetet sfiduese për ne që tashmë janë 12 marrëveshje të cilat presin Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe afati për zbatimin të cilave edhe mund të skadojë. Gjatë kësaj jave ose javës tjetër mund të kemi edhe një trajtim shumë më serioz të afateve edhe të përmbajtjes së marrëveshjeve që mund të kenë skadencë dhe që të caktojnë një seancë të veçantë për miratimin e tyre”, tha Kusari-Lila/Arbresh.info
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...