Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në seancën e sotme ka kërkuar që të ndryshohet ligji për automjete, i cili ndalon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet. Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër kësaj, siç shihet në disa pamje të kapura nga Nacionale ku një gjë e tillë u kërkohet deptuetëve nga shefja e tyre, Mimoza Kusari-Lila.
Fillimisht, Lushtaku tha se ky ka qenë shqetësim i familjeve me të ardhura më të vogla, të cilat nuk kanë mundësi të blejnë vetura të shtrenjta.
“Meqenëse ky projektligj është hera e dytë që e prezantoj, jo vetëm në këtë legjislaturë, ka qenë kërkesë e shumë qytetarëve që të ketë një ndryshim të ligjit për automjete, kryesisht prej familjeve me standard më të ulët, duke ditur që e kanë të vështirë të blejën një veturë me një standard ekonomik të familjeve të ulëta dhe të mesme. Duke parë që ligji për automjete ndalon importimin e veturave më të vjera se 10 vjet, unë kam propozu që ky kufizim të largohet. Meqenëse kemi dy standarde, standard të dyfishta, që nuk ndodhë as në Evropë, ku përmendet eurodizel katër apo pesë, kryesisht në qytete me komunikacion më të madh dhe mund të shkaktohet edhe ndotje e ajrit. Herën e kaluar kur e kam prezantu këtë projektligj ka pasë debate në nene të ndryshme, kryesisht te kontrolla teknike, unë e kam tërhjek atë propozim dhe jam fokusuar vetëm te pjesë e ndalimit të importit të veturave sepse ekonomitë familjare nuk mund të blejnë vetura shumë të reja.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Kryetarja e komisionit që është marrë me këtë çështje, Fitore Pacolli, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër, pasi sipas saj, ka propozime joprofesionale.
“Komisioni ka shqyrtuar propozimet të cilat kanë ardhë nga deputeti, komisioni mendon se propozimet janë joprofesionale prandaj kërkojmë nga deputetët që mos t’i votojnë. Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës po rregullon ligjin e ri…ta presim i cili do të ketë ndryshime profesionale për ligjin për automjetet.” – tha ajo.
Ndërkohë, në një mesazh të kapur nga Nacionale, Mimoza Kusari – Lila “urdhëron” po ashtu deputetët e VV-së që të votojnë kundër.
Propozimi për ndryshimin e ligjit nuk kaloi, duke marrë 52 vota kundër, pesë abstenim dhe vetëm nëntë për.
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...