Kusari-Lila: Ura e Rogovës, projekti i radhës në qeverisjen tonë në Gjakovë

00:05 | 4 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga VV, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se Ura e Rugovës është projekti i radhës në qeverisjen e tyre.

Ajo tha se kjo urë do të jetë prioritet për komunën dhe qeverinë ku në periudhën optimale do të jetë e përfunduar.

Njoftimi i plotë:

Ura e Rogovës, projekti i radhës në qeverisjen tonë në Gjakovë
Mbrëmë bashkë me ministrin e infrastrukturës, Liburn Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatët për asamble komunale vizituam banorët e fshatit Rogovë e Hasit, ku brenga kryesore mbetet ura në hyrje të fshatit.
Nuk premtuam por u zotuam që me mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së infrastrukturës, ura e Rogovës do të jetë prioritet për komunën dhe qeverinë dhe në periudhën optimale do të jetë e përfunduar.
Bashkë do të punojmë për projekt të sigurt për gjithë banorët e Rogoves së Hasit.
Bashkë do të qeverisim!
Bashkë do të punojmë për Gjakovën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme