Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 23 kundër dhe asnjë abstenim votuan për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme, ku si pikë të 12 futën çështjen e “shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së, Evropa digjitale për periudhën 2021-2027”.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se me argumentin që janë 50 pika në rend të ditës nuk është i logjikshëm.
“Secili deputet që ka postë zyrtare elektronike e ka materialin për këtë marrëveshje, argumenti se nuk e votojmë për shkak se Kosova është nën masa nga BE-ja, nuk qëndron”, tha ajo.
Pas kësaj pati replikë nga Arben Gashi i LDK-së. Ai u shpreh se gjuha që po përdorë shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është pafytyrësi.
“Kjo gjuhë është pafytyrësi, të thuash që deputetët e Kuvendit po i mbështesin sanksionet ndaj Kosovës është poshtërsi. Që 227 ditë janë bërë që Kosova është në sanksione dhe nuk del shefi i Mimozës me tregu çfarë po bëhet, dhe del flet pa lidhje këtu. Është poshtërsi e zonjës Kusari-Lila në emër të LVV-së”, tha Gashi.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogojevvci.
“Para se të ja jap fjalën Mimoza Kusari-Lila për replikë ju lutem që të përmbaheni në gjuhën që përmbani brenda Kuvendit”, tha ajo./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...