Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre të rinjve, që humbën jetën mbrëmë pas një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kusari-Lila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se duhet të merren veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente për rastin në fjalë.
“Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Lexo edhe:
Policia: Tre viktimat e aksidentit në Prizren u goditen nga vetura – arrestohet i dyshuari
“Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë. Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen. Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!”, ka thënë Kusari-Lila./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksidenti me fatalitet në Prizren, dy nga viktimat ishin futbollistë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...