Google ADS

Kusari Lila: Serbia është Rusia e Vogël në Ballkan

13:48 | 4 Mars 2022
V. S.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, vlerësoi se Kosova siç çdo herë edhe kësaj radhe është rreshtuar me perëndimin në këtë kohë të zhvillimeve dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ajo ka folur edhe për krahasimin që në qarqe të ndryshme, sidomos asaj ruse, lufta në Ukrainë është krahasuar dhe ngritur paralele me luftën e Kosovës.

“Shumë kosovarë në memorien e tyre, e kanë luftën e vitit 1999. Situata në Ukrainë nuk ka paralele me luftën e Kosovës, siç ka pretenduar në disa raste nga Rusia”, tha ajo.

“Faktori strategjik për Ballkanin perëndimor, duhet të jetë që edhe Kosova me kontributin e drejtpërdrejtë të jetë anëtare e plotë e NATO-s. Pra duhet të kemi reflektim për Kosovën që ajo të jetë pjesë e NATO-s, po”, tha ajo.

Për Serbinë, Kusari Lila vlerësoi se në rrethana të caktuara, ajo ka treguar se është “Rusia e Vogël”, në Ballkan. “Nuk duhet të jemi peng për integrim të Ballkanit nga një shtet pro rus, siç është Serbia”, tha ajo./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme