Këtë të premte (20 dhjetor) do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se mbledhja do të filloj nga ora 11:00 ndërsa synimi i kësaj mbledhje është agjenda e përbashkët Evropiane për dy shtetet
“U njoftuam për takimin e përbashkët të dy kuvendeve dhe u morë vendimi për agjendën e këtij takimi. Ky takim i fundit i përbashkët në këtë legjislaturë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet më 20 dhjetor (e premte) me fillim në orën 11:00. Në agjendën e këtij takimi do të jetë fjalimi i kryetarëve të dy kuvendeve, adresimi i dy kryeministrave, adresimi i kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Kusari-Lila.
“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira tjera. Do të mundohemi që t’i krijojmë kushtet”, tha Kusari-Lila.
Quade Green MVP i javës në Superligën e Kosovës
KPM dënon me 30 mijë euro Klan Kosovën për shkak të promovim...
“Falë buxhetit prej 70 milionë euro”, Vitia: Lis...
Inspektorati mbyll 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë na...
Sindikata i viziton në spital policët që u vetëaksidentuan n...
”S’je kërkah”, Lela qorton Leon, ky i kthehet: Gjeje burrin ...