Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se aplikimi i sistemit të reduktimit është e vetmja rrugëzgjidhje afatshkurtër në situatën me krizë energjetike.
Ky sistem, sipas saj, do të kursente drejtpërdrejt nga importi i madh në rrethanat kur një megavat i energjisë elektrike ka situata që ka arritur deri në 600 euro.
Tutje ajo theksoi se rrethanat të cilat e karakterizojnë krizën energjetike në Kosovë janë rrethana të cilat kanë specifika të veta, por gjithashtu nuk mund të jenë të përjashtuar nga ajo që po ndodh në Ballkan dhe Evropë.
“E gjitha filloi muaj më parë me shtrenjtimin e gazit dhe pastaj u transferua Kosovës nga Shqipëria e Maqedonia me krizat energjetike të cilat i shpallën në nivel vendi. Kjo ndikoi në shtrenjtimin e rrymës dhe tashmë situata që kanë të bëjnë në Kosovë janë, e para rritja e çmimit të rrymës në nivel të Europës e në veçanti të Ballkanit dhe problemet me rigjenerimin e një blloku të Kosovës B”, tha Kusari-Lila për RTV21.
“E vetmja rrugëzgjidhje afatshkurtër në këtë situatë është aplikimi i sistemit të reduktimit i cili do të kursente drejtpërdrejt nga importi”, theksoi ajo.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...