Google ADS

Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA-të

12:36 | 30 Janar 2023
L G

Ushtruesja e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kjo parti, nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Kusari-Lila, këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton arbresh.info.

Ajo madje ka arsyetuar edhe mos ftesën e Kurtit nga SHBA-të në takimin që do mbahet të martën (nesër).

E pyetur pse nuk është ftuar kryeministri Kurti në takimin e nesërm të SHBA-ve me opozitën për Asociacionin, ajo tha se Qeveria i ka përfaqësuesit e vet aty, pra, ministrat e Qeverisë.

“Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA. Ne mund të kemi ndryshime mendimesh për dialogun si proces dhe mbarëvajtje, por s’ka përplasje. Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka ftuar nga pozita ministra të dikastereve të veçanta që mund të kontribuojnë në diskutimin për asociacionin. Sa i përket diskursit se ka përplasje ne vazhdimisht koordinohemi diskutojmë, por ne natyrisht se kemi të drejtë për mendim ndryshe”, shprehet Kusari-Lila./arbresh.info/

 

Të ngjashme