Pas arrestimit të sotëm të tre deputetëve të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në facebook se arrestimi i deputetëve të Kuvendit para dyerve të Institucionit më të lartë të shtetit, e përulë shtetin e Kosovës, institucionet e saj përfshi këtu Policinë e Shtetit, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shkruar se për këtë gjë që ndodhi sot fajin e ka politika, e jo policët pasi që këta të fundit po kryenin detyrën e vet.
Ajo ka thënë se sot nuk ka fituar drejtësia, por ka fituar anarkia dhe shteti i Kosovës e fitoi një tjetër njollë të zezë para qytetarëve të saj brenda dhe miqve të saj jashtë.
Ky është postimi i plotë i saj në facebook:
“Arrestimi i deputetëve të Kuvendit para dyerve të Institucionit më të lartë të shtetit, e përulë shtetin e Kosovës, institucionet e saj përfshi këtu Policinë e Shtetit.
Sot ndiej keqardhje dhe shpreh indinjatë për qytetarin e Republikës që pa të drejtë sot urren policët që morrën pjesë në arrestim, me të drejtë ndihet i fyer nga skenat e pështira që kurrë nuk u ndalën së shpërfaquri në Kosovën e pasluftës.
Sot ka faj politika. Nuk kanë faj policët që arrestuan, ata po bënin detyrën e vet. Sot askush tjetër pos politikës nuk urdhëroi arrestimin pompoz mediatik para dyerve të institucionit të shtetit e deputetëve të Vetëvendosjes. Ata erdhen nga shtëpitë e tyre, pse nuk u ndalën kur dolën nga shtëpitë apo vendet ku e kanë kaluar natën? Pse u desh qe mediat dhe propaganda shtetërore të jenë pjesë e këtij arrestimi?
Kujt i duhet kjo skenë?
Vetëvendosjen si lëvizje politike definitivisht e rrit dhe jep arsye për frustrim, shtetin e denigron dhe e fyen dhe dikujt i jep arsye të cilësoj situatën si të paqëndrueshme dhe se shpejti duhet të reflektojmë për zgjedhje të reja apo shtyerje të dorëzimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale.
Sot nuk fitoi drejtësia, sot fitoi anarkia dhe shteti i Kosovës e fitoi një tjetër njollë të zezë para qytetarëve të saj brenda dhe miqve të saj jashtë.
Alternativa dënon çdo sjellje të pamatur që synon rritjen e poenave politik për dikënd dhe humbjen e kredibilitetit shtetëror për Kosovën”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...