Google ADS

Kusari-Lila: Punësimi dhe ndërmarrësia, prioritet i koalicionit

21:50 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni i tyre në mes AKR-Alternativa e LDK-së, është koalicion i dritës dhe sipas saj primare do të jetë zhvillimi i vendit me anë të punësimit dhe ndërmarrësisë

Në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Kusari Lila tha se parashikojnë rritje të zhvillimit ekonomik deri në 7% teksa shtoi se ka mjaft kujdes në përmendjen e shifrave për krijimin e vendeve të reja të punës.

”Takimet tona janë mbajtur ditën, ne jemi koalicioni dritës. Parashohim rritje të zhvillimit ekonomik prej 4 deri në 7%”.

”Këto reforma përfshijë vazhdimësinë e formës fiskale. Përfshijnë zhvillimin e zonave industriale. Tashmë ekziston edhe një program për këtë çështje nga banka financiare”.

”Krijimi i fondit të punësimit, apo fondit të ndërmarrësisë që kanë për synim rritjen e punësisë”.

”Një punëtor që aftësohet me aftësim të specializuar mund të jetë pjesë e tregut të punës”.

”Punësimi dhe ndërmarrësia janë prioritet i koalicionit tonë”.

”Punësimi do të shkojë në pikat që i përmenda. Jam shumë e sigurt për përmendjen e shifrave të vendeve të punës”.

”Ne jemi profil i qendrës së djathtë”.

Të ngjashme