Google ADS

Kusari-Lila: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

00:14 | 30 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se koalicionit që aktualisht e qeveris Kosovën nuk do t’i zgjasë jeta edhe shumë.

Kusari-Lila ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate shumë shpejt do ta ndërpresin bashkëpunimin.

“Është çështje e ditëve apo e javëve”, ka deklaruar ajo, të mërkurën.

Sipas Kusari-Lilës, Qeveria Hoti “nuk ka për të arritur asnjë marrëveshje” me Serbinë.

“Nuk ka për të vazhduar dialogu”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme