Kusari-Lila: Po mbajmë anë, çka nëse ndërrohet administrata në SHBA?

23:51 | 26 Gusht 2020
L G

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u thirrur në presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe të dërguarin e tij, Richard Grenell, rrëzoi qeverinë e Albin Kurti, ndërsa me këtë u bë pjesë e fushatës që po zhvillohet në SHBA.

Sipas saj, kjo e bën të pashmangshëm shkuarjen në takimin e 4 shtatorit në Uashington.

“Unë nuk pres diçka të madhe nga takimi i Uashingtonit”, ka thënë ajo, duke shtuar se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka, siç ka thënë ajo, legjitimitet të udhëheqë procesin e dialogut.

“Është hera e parë që në SHBA ka një qasje të ndarë karshi Kosovës, dhe hera parë që mbajmë anë, prandaj çka nëse në zgjedhjet atje ndërrohet administrata”, është shprehur Kusari Lila në Kanal10.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme