Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka përmendur të arriturat e Qeverisë Kurti në vitin e parë të mandatit.
Ajo ka thënë se viti i parë është karakterizuar me rritjen e ekonomisë dhe sukses në rend e ligj.
Ajo tha se është hera e parë që një qeveri ka luftuar në mënyrë sistematike krimin e organizuar.
“Nesër bëhet një vit që prej ne kemi marr mandatin. Ka qenë një vit dinamik që karakterizohet me efektet e pandemisë. Vit që ka shënuar progres në rritjen ekonomike. Vit i cili ka hap mundësi të reja për vitin që jemi dhe që vjen. Ka pasur një mori të agjencive që ka pasur pa borde. Në aspektin legjislativ, 109 projektligje i janë proceduar kuvendit për miratim”.
“Është një Qeveri që ka pas fokus të veçantë në avancimin e barazisë gjinore për vetë faktin që kemi 5 ministre. Ka pas sukses të jashtëzakonshëm në rend dhe ligj. Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike ka luftuar krimin e organizuar. Në një kohë tepër të ndjeshme Qeveria Kurti ka treguar stabilitetin në qeverisjen e saj. Kushdo që synon dhe kritikon duhet të marr pasqyrën dhe të shoh veprimet e veta që ka pasur por edhe sjelljen. Jemi duke u ballafaquar me akumulim të pakënaqësive me dekada. E njëjta është diskutimi për pagën minimale. E dyta në tersi për sektorin publik. E treta për rritjen e çmimeve në sektorin energjetik. Prandaj nuk mundet me u kërku zgjedhje brenda vitit për problemet me dekada. Gjithashtu mbetet një sfidë edhe reforma e thellë në administratën publike e cila paralel do të shkojë me çështjen e pagave”.
Në fund, shefja e deputetëve të VV-së tha se nuk do ta mbështesin projektligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e parave nga Trusti.
Këto komente ajo i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./EO/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...