Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se ka kohë që po tentohet të ngadalësohen veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në veri te vendit kur u pyet për deklaratën e pazakontë të ambasadorit Jeffrey Hovenier.
Hovenier një ditë më parë tha se, “nëse dëshironi të hyni në një klub, mos urinoni në derën e tij” kur foli për dëshirën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO ndërsa Qeveria nuk i dëgjon vendet partnere që i përkasin këtyre dy institucioneve për operacionet në veri.
Kusari-Lila, në një intervistë ekskluzive për Ditari Kosova në A2, tha se nuk ka mënyrë tjetër për çrrënjosjen e strukturave paralele dhe institucioneve të paligjshme serbë në veri sesa përmes veprimeve që janë ndërmarr nga Qeveria e Kosovës.
“Nuk ka pasur mënyrë apo format tjetër të veprimit atje me strukturat ilegale kur dihet betonimi në 25 vjet që nga përfundimi i luftës dhe ndikimit të vazhdueshëm të Serbisë në to, mbajtjes së financimit, e në veçanti pas sulmit terrorist të Banjskës dhe mos marrjes asnjë përgjegjësie apo sanksioni të Serbisë për mbështetje shtetërore për këtë sulm”, tha Kusari-Lila
Ajo shtoi se përmes veprimeve të saj, Qeveria synon të shtrijë sovranitetin në veri dhe jo të dëmtojë dikë tjetër.
“Është paksa paradoksale në kuptimin e mbajtjes së sistemit të vlerave kur nënkuptohet që atje nuk po shkelen të drejtat e një komuniteti, atje po synohet të vihet ligjshmëria dhe sovraniteti i një shteti përderisa një shtet tjetër ka tentuar sulmin e drejtpërdrejte, cenimin e sovranitetit territorial dhe integritetit tonë, por gjithashtu edhe gjatë gjithë kohës përpiqet të minojë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Ndërkombëtarët patën kritikuar operacionet për mbylljen e postës serbe që funksionet ilegalisht, mbylljen e komunave paralele, ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe veprime të tjera të ngjashme.
Megjithëse patën thënë se janë për ligjshmëri në të gjithë vendin, ndërkombëtarët patën kërkuar koordinim për të gjetur një kohë të përshtatshme për këto veprime, për të cilën Kusari-Lila nuk pajtohet.
“Nuk e di kur mund të jetë momenti i duhur për të vënë ligjin ose për të respektuar ligjin? Një shtet e ka për obligim në çdo moment të respektojë ligjshmërinë dhe të vendosë ligjshmëri”, tha ajo.
Shefja grupit më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se i janë falënderues të gjitha vendeve mike për mbështetjen dhe janë për një bashkëpunim të ngushtë, por veprimet janë në dobi të shtetit.
“Kemi nxjerrë mësime nga qeveritë e mëhershme dhe ato mësime kanë të bëjnë edhe me sjelljen e institucioneve të vendit në veri dhe në secilin vendim që është ndërmarr ka qenë synimi i mbrojtjes së stemës së Kosovës, mbrojtjes së dinjitetit, shtetit të Kosovës e gjithashtu edhe përcjelljes së sigurisë për të gjithë ata qytetarë që jetojnë atje”, tha ajo
Kusari-Lila deklaroi se situata në veri aktualisht është shumë më e mirë dhe për këtë pajtohen edhe ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se edhe serbët ndihen më të sigurt.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...