Kusari-Lila: Pas ngjarjeve në Ukrainë nuk mund të trajtohen njejtë vendet e Ballkanit Perëndimorë

12:22 | 28 Shkurt 2022
S D

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentarë të LVV-je, Mimoza Kusari-Lila, tha se LVV-je ka propozuar një rezolutë për zhvillimet e fundit në Ukrainë, shkruan arbresh.info.

Tutje Kusari-Lila tha se kjo rezolutë synon të kërkojë nga mekanizmat e Bashkimit Evropian që të bëjnë dallimin mes Shteteve të Ballkanit Perëndimorë rreshtimin e tyre pro dhe kundër.

“Ne e kemi bërë një propozim që bashkërisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë në frymën e ngjarjeve të cilat tashmë kanë përfshi gjithë botën me agresionin rus në Ukrainë, unifikimin e shteteve të Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ndaj këtij agresioni, gjithashtu të prezantojmë qëndrimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës të unifikuar në një rezolutë të përbashkët e cila gjithashtu synon të kërkojë nga mekanizmat e Bashkimit Evropian që të bëhet qartë dallimi midis shteteve që u rreshtuan pro vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-së, dhe vendeve që refuzuan siç është rasti i Serbisë”, tha Kusari-Lila.

Ajo tha se pas ngjarjeve në Ukrainë nuk mund të kemi një trajtim të njëjtë.

“Pas ngjarjeve në Ukrainë nuk mund të vazhdojnë të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe ky dallim duhet të bëhet “, deklaroi Kusari-Lila./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme