Google ADS

Kusari-Lila pas aksidenteve me fatalitet apelon për kujdes për të gjithë vozitësit e kalimtarët

21:03 | 6 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje për të gjithë vozitësit dhe kalimtarët.

Reagimi i saj vjen pas dy aksidenteve në Kosovë që kanë përfunduar me vdekjen e gjashtë personave kurse një grua vazhdon të jetë në gjendje të rëndë pas aksidentit që ndodhi në fshatin Koshare, shkruan Gazeta Express.

Kusari-Lila thotë se rrugët e Kosovës çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut, rrezik ky i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosës.
“Rrugët tona çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut. Rreziku i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosës dhe urgjentisht duhet të merren masa parandaluese, në veçanti tani gjatë muajve të verës kur numri i makinave në trafik shtohet dukshëm. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarin. Kujdes dhe vëmendje për të gjithë vozitësit dhe kalimtarët, jeta është e shtrenjtë të humbet në aksident trafiku”, ka shkruar Kusari-Lila.

Të ngjashme