Deputetja e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila, thotë se koalicioni PAN duhet të shkojë në seancën e 24 gushtit edhe me një propozim të dytë për kryeparlamentar nëse Kadri Veseli dështon t’i sigurojë votat e nevojshme, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.
Drejtues të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA do të shkojnë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 24 gusht 2017, por janë të bindur se koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit kryeparlamentar.
Edhe kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, nuk është i sigurt nëse koalicioni PAN do të marrë pjesë në seancë, pavarësisht se nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, vetë e ka kërkuar mbajtjen e seancës të enjten e ardhshme.
“Ndoshta koalicioni PAN do të vijë në seancë, mirëpo do të mundohet ta gjejë një arsyetim për ta shtyrë atë”, ka thënë Mikullovci për gazetën “Zëri”, duke shtuar se deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” do të marrin pjesë në këtë seancë.
Edhe deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni PAN duhet të marrë pjesë në seancën e 24 gushtit, pasi e ka obligim ligjor, moral dhe politik. Sipas saj, nëse më 24 gusht do të dështojë zgjedhja e Kadri Veselit si kryeparlamentar, atëherë koalicioni PAN do të shkojë me një propozim tjetër, në mënyrë që të zhbllokohet situata politike. “Në rast se nuk arrihet të votohet Kadri Veseli, unë pres që PAN-i të vijë me propozimin e dytë, në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe gjithsesi që të konstituohen organet e Kuvendit dhe të fillojë edhe numërimi i ditëve për procesin e votimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...