Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë.
E ka kritikuar qasjen e kreut të LDK;së, Isa Mustafa, që në mënyrë elektronike të bëhet shkarkimi i Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.
Ajo thotë se “Edhe pak minuta ju kanë mbetur anëtarëve të Këshillit Drejtues të LDK’së për të dëshmuar a janë Lidhje Demokratike apo Lidhje Anti Demokratike”.
“Vetëm në vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore, mund të ndodh të kërkohet shkarkimi i gruas më të votuar në parti, bartëses së listës dhe kandidatës për Kryeministër, nga njeriu që dy palë zgjedhje nuk ka garuar vetë dhe nuk është matur me votën e qytetarëve. Cili është legjitimiteti i z. Mustafa dhe njerëzve rreth tij, të kërkojnë shkarkimin online, pa deklarime, pa debat dhe pa asnjë elaborim të mirëfilltë të strukturës vendimarrëse, për Nënkryetaren Vjosa Osmani-Sadriu, kur e tërë pesha e rezultatit të ngritur të LDK – së nga zgjedhjet e 6 Tetorit, ishte falë znj. Osmani”, shkruan Kusari-Lila në Facebook.
Kusari-Lila thekson se duket se modeli i shtetit të kapur i praktikuar për shumë vite në Kosovë, ka zënë vend me komoditet në LDK dhe tani po e zëvendëson çdo proces demokratik me një tjetër antidemokraci dhe kapje nga një grusht burrash që as pjesëmarrës në zgjedhjet e Tetorit nuk ishin.
“Asnjë dyshim nuk e kam se Vjosa do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë, ashtu sikurse doli me 2017, por këtë sfidë duhet të kalojnë me sukses të gjithë ata që duan shpresë dhe të ardhme për subjektin dhe shtetin. Me qëllimin e heshtjes së të gjithë zërave të arsyes, me qëllimin e mbytjes së çfarëdo mendimi dhe veprimi që nuk është në përputhshmëri me agjendën personale të Kryetarit Mustafa dhe Presidentit Thaçi, LDK nuk do të arrijë të “rikthejë” kontrollin në strukturë, por në të kundërten, do të shpërbëjë atë me shpejtësinë e paimagjinuar për ata që e ndjekin këtë rrugë jo demokratike. Vjosa Osmani Sadriu është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës, andaj ata që e duan Vjosën jashtë vendimarrjes, e duan Kosovën më të dobët e vetëm më të fortë”, shkruan deputetja Kusari-Lila.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...