“Sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjërën nga të lartëpërmendurat”, shkruan Mimoza Kusari.
Mimoza Kusari përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se subjekti tyre “Alternativa” ka pasur ofertë prej disa partive për përfshirje në listë.
Ajo tha se Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot.
Për formatin e pjesëmarrjes e tyre në zgjedhjet e 6 Tetorit, Kusari tha se do të ju informojë së shpejti.
Postimi i saj plotë:
Të nderuar miq dhe mbështetës,
Në vijim të lajmeve për mundësitë e përfshirjes në listë të kandidatëve të Alternativës me ndonjë parti politike, ju informojmë se subjekti ynë ka pasë ofertë prej disa partive për përfshirje në listë.
Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot.
Andaj, sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjëren nga të lartëpërmendurat.
Për formatin e pjesëmarrjes tonë në zgjedhjet e 6 Tetorit do të ju informojmë së shpejti.
Ju faleminderit për interesimin tuaj!
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...