Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që në Maratonën e Tiranës, që është mbajtur dje, nuk i është njohur përkatësia shtetërore kosovare vrapuesve nga Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se pjesëmarrësit nga Kosova ishin përfaqësues me shenjën XK dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës, dhe thekson se pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri i Kosovws, përcjell Arbresh.info.
Kusari megjithatë ka thënë që gabimi është teknik, mirëpo ka kërkuar që kjo çështje të ngrehet te kompania greke që ishte përgjegjëse për këtë punë
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë,
Mirëmëngjesi Shqipëri,
Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë!
Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve!
Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova.
Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës.
Të njejtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.
Se do vinte dita të mos njohej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim.
Gara dhe përfaqësimi shtetëror kanë satisfakcionin e veçantë për secilin garues, Shqipëria nuk do të duhej të ishte fare në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova.
Gara duhet të jetë fillim e mbarim për përfaqësim të denjë dhe të barabartë për të gjithë!/Arbresh.info
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit