Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në Bruksel është diskutuar sa i përket çështjes së transfereve të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë që vijnë si ndihmë nga Serbia.
Përveç kësaj ajo ka thënë se çështje të tjera nuk pritet që do të diskutohen në këtë takim.
Të martën në Bruksel janë zhvilluar takime të ndara mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me delegacionit serb të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq dhe delegacionin kosovar të kryesuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Kusari Lila ka thënë se për t’u vendosur komunikim dhe mënyrën e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë deri tani këto transfere, është duke u diskutuar në Bruksel dhe se përtej kësaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së.
“Vetëm siç e dini çështja e dinarit ka të bëjë edhe me transferet të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë që vijën si ndihmë nga Serbia. Përderisa është e paraparë edhe në ligjin për menaxhimin e financave të pushtetit lokal, që parashihet që këto transfere bëhen zyrtarisht përmes llogarive të veçanta. Për tu vendosur ky komunikim dhe kjo mënyre, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së. BQK-ja është institucion i pavarur i zgjedhur sipas ligjeve në fuqi prej Kuvendit të Republikës, i raporton Kuvendit, prandaj e vetmja çështje e cila diskutohet mund të jetë transferi i mjeteve që behën nga nja Bankë që në Serbi quhet Banka Popullore tek Banka Qendrore e Kosovës”, ka thënë ajo për eo.
Kusari Lila duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se VV-ja është duke shkelur premtimet se çështjet e brendshme nuk do të diskutohen ne dialogun me Serbinë, tha se në këtë rast nuk ka shkelje të premtimeve por realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion.
“Jo në fakt nuk e shohë shkelje të premtimeve e shohë realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion, prej institucioneve të pavarura siç është BQK-aj e deri tekë qeveria e Republikës si institucioni ekzekutiv përgjegjës për dialogun ashtu siç është paraparë edhe e thënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit