Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar akuzat e opozitës se ka korrupsion në qeverinë e prirë nga Albin Kurti.
Kusari-Lila pyeti se kush janë politikanët që brenda një periudhe të shkurtër kanë arritur pasuri milionësh
“Kush janë politikanët që brenda një periudhe të caktuar kohore në një dekadë ose më pak pasuria e tyre kalon milionësh. Ky nuk është çështje e fenomenit, është çështje e abuzimit me pushtetin”, ka thënë ajo.
Kusari- Lila, në emisionin “Pressing” tha se Qeveria Kurti nuk i ka larguar nga puna njerëzit u punësuan nga qeveritë e mëparshme.
“Unë jam pjesë e Kuvendit, është viti i 7-të, dhe shumë pak kam parë ndryshim në kuptimin e njerëzve që janë lëviz në kuvend për shkak se është ndërru kryetari i kuvendit. Përderisa nëse i pyet ata që janë aty, një numër i konsiderueshëm i tyre datojnë prej periudhës kur me kuvendin ka kryesuar PDK ose edhe të tillë që 20 vjet”, tha ajo.
Ajo tha se nuk ka pasur “hundë në krah, por kërkesë për llogaridhënie”.
“Ka pasur kërkesë te udhëheqësit e departamenteve. Unë mendoj që është e kundërta, nëse pyetesh ti tek të tjerët mund të thonë pse nuk ka pasur lëvizje më të mëdha. Për arsye se është synuar që lëvizja e mirëfilltë në kuadër të stafit civil të bëhet me proces të reformës administrative”, tha Kusari- Lila.
“Nëse ka pasur lëvizje në pozicione të caktume, ka pasur për arsye të mungesës së performancës në punë, mosdaljes në punë, të lidhjeve të afërta me pushtetet e mëhershme por duke u shfrytëzu lukset ose benefitet që kanë qenë edhe më herët. Edhe si të tilla, sigurisht që ka pasur kërkesë për ndryshim ose reformë”, tha ajo.
Kusari shtoi se performanca e ndërmarrjeve publike ka qenë shumë më e dobët.
Ajo tha se dallimi esencial është që Telekomi ka arritur të ketë profit.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...