Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila është takuar me ambasadorin e deritanishëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kusari-Lila tha që Minxhozi do të kujtohet për dekadën e tij në Kosovë, si patriot dhe punëtor i cili shërbeu me pasion dhe dashuri për vendin dhe kombin, shkruan Arbresh.info.
“Deri sa u thotë “Mirë u pafshim së shpejti” atyre me të cilët punoi dhe krejt çfarë përfaqësoi, Ambasadori Qemal Minxhozi, do të kujtohet për dekadën e tij në Kosovë si patriot dhe punëtor i cili shërbeu me pasion dhe dashuri për vendin dhe kombin.”, shkroi ajo në Facebook.
Ajo tha që Minxhozi zgjodhi që ta nënkuptojë përfaqësimin diplomatik si shansë për të ulur të gjitha barrierat e deritashme të kombit të ndarë në dysh, duke ngritur në proces edhe shumë ura e linja të reja komunikimi e bashkëpunimi në mes të popullit të një gjuhe e një gjaku.
“Të jesh Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, mund të nënkuptojë përfaqësimin diplomatik dhe lidhjen institucionale për çështjet formale shtetërore, apo mund të jetë shansë për të ulur të gjitha barrierat e deritashme të kombit të ndarë në dysh, duke ngritur në proces edhe shumë ura e linja të reja komunikimi e bashkëpunimi në mes të popullit të një gjuhe e një gjaku. Ambasadori Minxhozi zgjodhi të dytën, se për atë është i ngritur ai si njeri dhe pastaj si diplomat. Si Kryetare e Komunës së Gjakovës, qytetit më të madh të Malësisë së Gjakovës, pata fatin dhe kënaqësinë të punoj me Ambasadorin në shumë projekte të cilat i realizuam bashkë për Malësinë dhe për jetën tonë si komb pa pengesën e kufirit mes nesh.”, u shpreh ajo.
Tutje, Kusari shtoi se ambasadori Minxhozi ishte krah i fortë në shtyerjen e nismave si Maratona e Malësisë së Gjakovës, projekti i alpeve shqipëtare, hapja e konzullatës së Shqipërisë në Gjakovë, asfaltimin e rrugës së vjetër Gjakovë – Bajram Curr, tani rruga e kosovarëve, rruga Dol – Kusar – Goden – Dobrunë, e shumë nisma e projekte promovimi të qyteteve të Shqipërisë në Kosovë.
“Vite më parë kishim hapur sezonin turistik të Pogradecit në Gjakovë, dhe sot tetë vite pas, vizitorët nga Gjakova janë me numër të konsiderueshëm në Pogradec.” , tha shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.
“Ambasadori kishte inicuar edhe titullin të cilin e mbaj me shumë krenari, dashuri e përgjegjësi, qytetare nderi e Bashkisë së Bajram Currit.”, u shpreh ajo.
“Sot bashkë me Arbenin u takuam me Ambasadorin, jo për t’i thënë lamtumirë, por për të diskutuar për hapat tjerë bashkë në misionin tonë për të ndërtuar e lidhur kombin bashkë sikur e duam dhe e mendojmë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.”
“Ashtu siç e thoshte i madhi Lasgush Poradeci: “Të gjithë marrin jetë prej FLAKËS që ndrin, asnjë s’kujton zjarrin që pat djegur”, Ambasadori Minxhozi i dha jetë shumë nismave që panë dritën dhe do jenë mes nesh edhe shumë vite pas nesh. “
“Deri në projektin e radhës të përbashkët, paq shëndetin dhe gëzimet i dashuri Qemal! “, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...