Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti në lidhje me kritikat e opozitës për mungesën e sovranitetit në Veri.
Kusari-Lila rikujtoi se Qeveria Kurti është e vetmja që nuk ka lejuar zgjedhjet dhe referendumet serbe të mbahen në Kosovë, teksa ka përmendur takimet e Veselinoviqit dhe Radojciqit nga qeveritë e mëhershme. “Është e pakuptimtë gjithë ky mllef ndaj kryeminstrit Kurti për gjendjen në veri, kur kjo qeveri është e vetmja që ka ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, ka ndaluar zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë. Ata që kritikojnë janë po ata që kanë pritur në zyret e tyre kriminelët serbë që janë në listë të zezë edhe nga ShBA-të, Zvonko Veselinoviqi dhe Radojciqi.”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe sovranitetin në veri, për të cilin tha se kurrë nuk ka qenë i tillë. “Ju po kritikoni për sovranitetin në veri, por sovranitet aty kurrë nuk ka pasur”, theksoi ajo. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...