Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e zhgënjyer nga pozicioni i LDK-së për të bllokuar formimin e qeverisë pa u marrë vesh për presidentin.
Mimoza Kusari-Lila në RTV Dukagjini, ka thënë se kërkesat e LDK-së mund të jenë dëshira por sipas saj mundësitë dhe realiteti janë tjera.
“Tashmë dihet kush i ka fituar zgjedhjet. Në asnjë rast tjetër në Kosovë nuk e ke pas partinë e dytë që të përcaktojë edhe kryeparlamentarin edhe presidentin”.
Ajo ka thënë se diskutimet për presidentin të vazhdojnë pa pritur vitin 2021 por thotë se kjo nuk duhet ta bllokojë marrëveshjen për qeverinë.
Kusari-Lila ka thënë se është absurde që “të deklarohet se janë dakorduar 100% për program e nuk dakordohen për pozita”.

Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...