Google ADS

Kusari-Lila: Kosova rrezikon të humb 100 milionë euro nga kriza politike (VIDEO)

12:15 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetja e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kosova rrezikon të humb 100 milionë euro si pasojë e krizës politike të krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kusari-Lila ka thënë se kjo krizë politike shumë shpejt do të përkthehet në derën e secilit qytetar me problemet që po i shkakton ajo, shkruan Arbresh.info.

“Më 4 gusht Kosovës i ka skaduar afati i marrëveshjes me FMN, Kosova ka humbur 15 milionë euro të kredisë me FMN-në, mjete këto që nuk janë të vetmet që Kosova i ka humbur më 15 gusht. Kosova rrezikon të humb edhe miliona euro IPA fonde të cilat drejtpërsëdrejti kanë qenë të parapara të përdoren në reformën e administratën publike. Me bllokadën e krijuar nga PAN-i për këtë kohë, Kosova tashmë mund të thotë është afër humbjes së 100 milionë eurove. Lajmi tjetër i keq lidhet drejtpërdrejt me mos mundësinë e rishikimit të buxhetit”, është shprehur Kusari-Lila./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme