Kusari-Lila: Kosova me normën më të ulët të inflacionit në rajon

14:37 | 2 Gusht 2023
E.G

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka shpërndarë hulumtimin e “Trading Economics” i cili e nxjerrë Kosovën si vendin me normën më të ultë të inflacionit në rajon.

Kusari-Lila u shpreh se disa e kanë të vështirë ta pranojnë madje siç tha ajo, i manipulojnë indikatorët ekonomikë, shkruan Arbresh.info.

“Disa e kanë të vështirë t’a pranojnë apo ende më keq, i manipulojnë me vetëdije indikatorët ekonomik. Por faktet dhe puna e flet të kundërten.”

“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë u zbut për muajin e qershor 2023 në 2.8% nga 4.3% e reviduar në muajin në maj, duke shënuar normën më të ulët të inflacionit që nga qershori 2021”, shkroi ajo në Facebook.

 

Të ngjashme