Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli për legjislativin dhe për qeverisjen KURTI II, me theks të veçantë aktivitetin e kësaj legjislature, të arriturat dhe sukseset me gjithë sfidat që kanë përcjellë këtë legjislaturë.
Ajo tha se kjo legjislaturë është më e suksesshme se të gjitha legjislaturat e mëparshme, duke pasur parasysh sfidat që kanë përshkuar, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, etj.
“Prej marsit 2021 deri në marsin e 2024, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.
Ajo më tej bëri të ditur numrin e seancave të mbajtura gjatë këtyre tre vjetëve, ku gjithsej janë 151 seanca, si dhe votimet për disa projektligje, por edhe për emërime, pastaj për shkarkimet të anëtarëve nga postet e ndryshme publike.
Tutje, Kusari-Lila foli për reformën në ekonomi dhe në drejtësi.
Në sektorin e ekonomisë, ajo përmendi dy projektligje, sipas saj, të rëndësisë së veçantë, të cilat janë: Projektligji për reforma të qëndrueshme dhe Projektligji për Fondin Sovran, për miratimin e të cilave, shtoi ajo, po pengon opozita.
Ndërkaq deputeti nga radhët e LVV-së, Adnan Rrustemi, duke folur për aktivitetin e kësaj legjislature gjatë këtyre tre vjetëve, bëri të ditur se për këtë vit janë edhe 108 ligje që do të trajtohen nga Kuvendi.
“Gjatë këtyre tre viteve GP ka shtyrë përpara pa dyshim dhe mbështetur programin politik të qeverisë se Kosovës përmes miratimit të ligjeve të propozuar nga qeveria. Natyrisht jemi në fund të vitit të tretë e në fillim të viti të katërt dhe të fundit të qeverisej dhe gjatë kësaj periudhe do të vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri në realizimin e zotimeve tona elektorale e programore. Edhe në programin legjislativ të propozuar nga qeveri për këtë vit janë edhe 108 që do të trajtohen nga Kuvendi”, ka deklaruar Rrustemi.
E pyetur për letrën e përbashkët të tre krerëve shtetërorë, Kusari-Lila tha se kjo nuk është e pazakontë dhe shtoi se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim në KiE , e cila do të mbahet më 27 ,mars në Komitetin për çështje Politike.
“Letra nuk është asgjë më shumë, sesa një formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve të tjera, të cilat iu referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë të opinionit të raportueses Bakoyannis”, deklaroi Kusari-Lila./rtk
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...