Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkua nga radiot dhe televizionet që të emitojnë muzikë të zakonshme në kanalet e tyre.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se në këtë mënyrë respektojet dita e zisë që është shpallur nga Presidentja Osmani në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
“Të nderuara media të Republikës tonë, Sot në vendin tonë është shpallur ditë zie nga Presidentja e Republikës, në nderim të mijëra viktimave të cilat kanë humbur jetën nga termeti i tmerrshëm i cili goditi Turqinë dhe Sirinë. Sot muzika e zakonshme nuk do të duhej të emitohej në kanalet tuaja të radios apo televizioneve. Një ditë ndryshe nga jeta jonë nuk është shumë për ata që nuk jetojnë më! Ju faleminderit në mirëkuptim!”, ka shkruar Kusari-Lila. /arbresh.info/
lexo edhe:
Ditë zie, Kosova solidarizohet me Turqinë e Sirinë pas tërmeteve
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...