Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur kundër ardhjes së këngëtarit boshnjak, Goran Bregoivic, për të kënduar në Festën e Birrës në Shqipëri.
Kusari- Lila në emision “N’NEJË” në ATV tha se shqiptarët e Shqipërisë duhet ta vizitojnë më shumë Kosovën në mënyrë që t’u tregohet gjeneratave të reja se çfarë gjenocidi ka bërë Serbia në Kosovë.
“Unë mendoj se duhet shumë ma shumë me tregu se për çfarë ka ndodhur para luftës dhe pas luftës në Kosovë tek gjenerata e reja në Shqipëri duhet të vinë t’i shohin varret tona. Mu më kujtohet sa isha kryetare e Gjakovës atë kohë erdhi për vizitë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, edhe insistova që me shku bashkë në Mejë dhe e mbaj mend fytyrën e tij si u zverdh kur pa 360 varre të hapura”,- u shpreh Kusari – Lila.
Sipas saj, është shumë e rëndë që një këngëtar si Bregovic të shkojë në Shqipëri e të këndojë këngët, të cilat ishin frymëzim për serbët që kryenin gjenocid në Kosovë.
“Goran Bregovic nuk është distancuar prej një gjenocidi që është bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë, por në të kundërtën me pas këngë që janë performuar prej tij dhe janë përdorur prej atyre që i kanë bërë këto krime do të thotë si frymëzim dhe ky (Bregovic) mos me thanë asnjë fjalë por me vazhdu me mbajt raporte të mira me ta, është shumë e rëndë”, – tha Kusari -Lila.
Kujtojmë se shumë emra të njohur shqiptar kanë bërë thirrje që të anulohet ardhja e Goran Bregovicit në Shqipëri.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...