Google ADS

Kusari-Lila ka një vërejtje për Albin Kurtin

21:49 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Albin Kurti që të lë anash diskursin që po përdor duke injoruar partitë tjera opozitare.
Sipas saj, interesi shtetëror është shumë më i rëndësishëm se sa inatet në mes partive politike.

“Mirë, e kanë ftuar një parti por gjithashtu është PSD-ja dhe jemi ne parti opozitare. Për gjithkënd që do të jetë vendimmarrës atëherë duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndryshoi tonin. Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe diskutojmë se cila është agjenda dhe platforma”, ka thënë Kusari-Lila në KTV.

“Ne nuk kemi çfarë të përgjigjemi sepse nuk jemi të ftuar”, ka thënë ajo duke shtuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje organizimin po e bën për çështje nacionale atëherë duhet ta dijë se çështjen nacionale i përkasin edhe partive të tjera dhe jo vetëm një partie.

“Nuk jemi aktivistë apo qytetarë të thjeshtë por përfaqësojmë parti politike në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.

“Nuk është mesazhi për protesta vetëm brenda Kosovës por shkon jashtë saj”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme