Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e konsideron joserioze rezolutën e opozitës në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike.
Ajo tha se është fakt evident se ka dyshime për faturim jo të saktë të rrymës, sipas saj Qeveria po u qëndron afër qytetarëve
“Se ka dyshim për faturim jo të saktë, është fakt evident për të cilin qytetarët duhet t’i drejtohen KESCO dhe ZRREE. Përderisa ne si ligjvënës kemi mundësinë të ftojmë ZRrE për të raportuar mbi procesin e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve dhe masat e ndërmarra ndaj furnitorit KESCO, gjithashtu duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në shqyrtimin e rregullt tarifor. Për informatën tuaj furnitori i shërbimit universal deri më 22 janar të dhënat me koston aktuale ndërsa më së largu me 5 shkurt ZRrE duhet të njoftoj lidhur me vlerësimin e tyre për propozimet e marra”, tha shefja e deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme për energjinë./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...