Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ka ardhur momenti ku çrregullimi i tregut duhet rregulluar me masa dhe veprime konkrete e ligjore që duhet miratuar nga ky kuvend.
Në seancë po shqyrtohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Kusari Lila tha se është e domosdoshme dhe urgjente ndërmarrja e këtyre masave me qëllim të zbutjes dhe kontrollimin e çmimeve të produkteve themelore.
Sipas saj, Qeveria dhe Kuvendi kanë marrë disa veprime për t’i ndihmuar qytetarët, por siç tha ajo megjithatë këto masa nuk kanë ndikuar në uljen e abuzimit me çmime.
“Qëllimi kryesor është ruajtja e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojtja ligjore e konsumatorëve në raport me furnizimin me produkte themelore. Bashkë jemi në proces të krijimit të një rrjeti të sigurisë për kategoritë e lëndueshme. Në këtë proces është e nevojshme që mekanizimi ligjor dhe institucional të ndërhyjë dhe vendos kontrollin mbi atë çfarë ka hapësirë për abuzim. Në gjendjen aktuale, në të cilën shkalla e inflacionit po shënon rritjen dhe jo vetëm në vendin tonë, e bën të domosdoshme dhe urgjente ndërmarrjen e këtyre masave me qëllim të zbutjes dhe kontrollimin e çmimeve në produktet themelore… Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në rastet e veçanta dhe destabilzimit në treg, parasheh veprime konkrete të cilat ndihmojnë qytetarët në përballimin e inflacionit sidomos në produktet bazike duke përfshirë: drithërat, miellin, grurin, bukën, orizin, pastat, vajin ushqimor, qumështin, kripën, vezët, mishin e pulës, sheqerin dhe lëndët e drurit për djegie”, u shpreh Kusari-Lila.
Ajo ka ftuar deputetët që ta mbështesin këtë projektligj, pasi që sipas saj për çështjen e inflacionit pothuajse të gjitha vendet e rajonit janë duke marrë veprime të cilat nuk janë praktikë e zakonshme.
Seanca e Kuvendit është duke vazhduar./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...