Emëruesi i përbashkët i gjithë situatës së krijuar nga Ekipi Negociator për fazën e fundit të dialogut me Serbinë është lufta për merita dhe ajo politike.
Kjo sipas Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, duket qartë nga përbërja e këtij Ekipi dhe përfaqësimit në takimit e sotëm të mbajtur në Bruksel.
“Përbërja e këtij ekipi me të gjithë burrat sot që shkuan në Bruksel tregon për esencën e mosbesimit që e kanë te partnerët dhe tregon për vazhdimësinë e këtij procesi”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo thotë se në përbërjen e këtij Ekipi nuk ka nevojë të jenë figurat e larta shtetërore, të cilët veçse kanë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me atë që janë të ngarkuar.
“Një numër aq i madh i këtyre njerëzve, të cilët janë përmendur edhe më parë, përjashto këtu Shpend Ahmetin, sepse të gjithë të tjerët janë emra të përmendur më herët në Kuvend tregon për përfaqësimin e vendit”, ka thënë ajo.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...