Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar të paqëndrueshëm kërkesën e LDK-së dhe PDK-së, që kryeministri Kurti të raportojë mbi çështjen e marrëveshjes së propozimit evropian.
‘’Një debat i tillë për dialogun, është i paqëndrueshëm si mocion’’, u shpreh ajo para deputetëve.
“Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë shefja e deputetëve të LVV-së. /arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë